Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

23 prill 2021 | 08:13

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e Drejtave të Autorit, e cila është sot, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Më 23 prill 1616 vdiqën dy kolosët e letërsisë botërore, Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantesi në Spanjë.

I pari konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Me këtë datë përkujtohen, në ditën e vdekjes e të lindjes, edhe autorët: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, në veçanti të rinjtë për ta zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka ardhur akoma koha për Charles dhe mbase nuk…