Sot ditë e mirë për t’u treguar qeverive dhe botës mbarë se këtu ende ka njerëz normalë

07 gusht 2025 | 10:36

Muhamet Mavraj, një nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, ka bërë thirrje për daljen në protestën e sotme në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në “Facebook”, Mavraj ka shkruar se Kosova nuk ka krijuar gjykatë speciale që legjitimon përmbysjen e rendit moral të drejtësisë.

“Sot është një ditë e mirë për t’u treguar qeverive dhe botës mbarë se këtu ende ka njerëz normalë, me një gjest simbolik, por thellësisht domethënës. Dhe, që jemi Këtu dhe do të jemi gjithmonë Këtu. Kosova nuk ka krijuar gjykatë speciale që legjitimon përmbysjen e rendit moral të gjykatës, të drejtësisë, që legjitimon të drejtën e shtypësve që ta vazhdojnë shtypjen edhe pas luftërave, që i lejon nazistët t’i gjykojnë hebrenjtë pas luftës, as për popujt e tjerë të shtypur që të dënohen me dosjet e shtypësve të djeshëm, as për gjykimin e nesërm të ukrainasve sipas dosjeve ruse, as për dënimin e lirisë së Kosovës sipas dosjeve serbe dhe të kolaboracionistëve të djeshëm e të sotëm, që i njohim, meqë ra fjala, më shumë e më thellë sesa këta mendojnë. Qetë! Dinjitoze! Ashtu qysh na dimë!”, ka shkruar Mavraj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…