Sot do të varroset Fatjon Bunjaku që humbi jetën në rrugën Mitrovicë – Prishtinë
08 qershor 2026
| 08:59
Sot në orën 17:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, sipas njoftimit të publikuar.
Në njoftimin e faqes së fshatit në Facebook thuhet se varrimi i Fatjon Bunjakut do të mbahet më 8 qershor në orën 17:00 në varrezat e Samadrexhës, Vushtrri.
22-vjeçari ishte pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët kishte veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës U-21.



