Sot dy ndeshje në Superligë

24 shkurt 2022 | 11:18

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani synon fitoren kundër Dukagjinit dhe të rikthehet në pozitën e dytë në renditjen tabelore, raporton “Epoka e re”.

Skuadra nga Klina nuk po kalon nëpër formë të mirë, por do të përpiqet t’u bëjë telashe gjilanasve dhe të nxjerrin rezultat pozitiv. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica e pret Prishtina. Këto dy skuadra janë në mesin e tabelës dhe të dyja synojnë të marrin fitore nga kjo përballje.

SUPERLIGA – Java 21

Malisheva – Drita                    1-2
Ballkani – Ulpiana                   3-0
Llapi – Feronikeli                    4-2

Të enjten takohen:
13:00 Gjilani – Dukagjini
13:00 Drenica – Prishtina

Tabela

 

  1. Ballkani    42 pikë
  2. Drita          41
  3. Gjilani       39
  4. Llapi          36
  5. Drenica     27
  6. Prishtina   24
  7. Malisheva 23
  8. Ulpiana     19
  9. Dukagjini  18
  10. Feronikeli 11

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Heronjtë vetëm ditëlindje kanë! Sot më 24 shkurt 2022 do…