Sot fillon sezoni pranveror në hendboll

15 shkurt 2020 | 12:25

Sot (e shtunë) zhvillohen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në pranverë pritet garë interesante për titull, por edhe për pozitat e tjera në tabelën e klasifikimit. Në kuadër të javës së 15-të ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në Prizren në mes të Prizrenit e Trepçës (19:00).

Prizreni është i teti me 7 pikë, por me pretendime për pozitë më të mirë. Trepça është e treta me 20 pikë. Kampionia dhe liderja e klasifikimit, Besa Famgas, është favorite ndaj Llapit në Podujevë (19:00), njëjtë si Prishtina ndaj Vushtrrisë (17:30). Vëllaznimi, po ashtu, llogarit në dy pikë nga përballja me Dritën (16:00). Ndeshja në mes të Drenicës e Kastriotit luhet më vonë.
Në konkurrencën e femrave Istogu e pret Samadrexhën në hapje të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve.

Në kuadër të javës së dhjetë, Istogu e Samadrexha takohen të shtunën (nesër) nga ora 16:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Istogu është kampion aktual, ndërsa stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vend të parë me 16 pikë sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë.

Njëjtë si Istogu edhe Vushtrria është favorite ndaj Dritës, ndeshje kjo që, po ashtu, është të shtunën nga ora 16:00. Të shtunën luhet edhe takimi Shqiponja – Kastrioti (14:00), ku pritet të ketë më shumë rivalitet. Dy ndeshje të tjera janë të dielën.

Ferizaj e pret skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla, kurse Prishtina është mysafire e Vëllaznimit në Gjakovë. Të dy këto ndeshje fillojnë në orën 17:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në mesditë, Policia e Kosovës në fshatin Bresalc…