
Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
07 korrik 2025
| 08:21
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 24-t të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU).
Universiteti i Prishtinës këtë vit organizon edicionin e 24-t të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU), ku do të marrin pjesë profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, së bashku me ata lokalë.
‘Programi dyjavor i PISU-së, që do të zhvillohet nga 7 deri më 18 korrik 2025, përfshin ligjërata akademike, panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme kulturore”, njofton UVP.