Sot fillon viti i ri shkollor

01 shtator 2025 | 07:58

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

Në një deklaratë për RTK-në, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëtë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ajo.

Ministrja Nagavci shtoi se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…