Sot gjysmëfinalja e parë Prishtina  – Trepça

08 shkurt 2022 | 11:51

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll te femrat mes  Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet sot (e martë) nga ora 13:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi, që zhvillohet të mërkurën në Pejë, raporton “Epoka e re”.

Prishtinaset janë favorite pasi në 14 ndeshje në elitën e femrave, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ndërkohë që mitrovicaset kanë pesë fitore e nëntë humbje.  Në tri takimet mes këtyre fitore shënuan kryeqytetaset me shifrat, 110:50, 56:72 dhe 98:52. Vashat prishtinaset janë fituese aktuale të Kupës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar…