
Sot Haga duhej të fliste shqip
Shkruan: Astrit Gashi
Në të njëjtin qytet ku liderët e NATO-s sot dhe neser flasin për paqe, siguri dhe aleanca globale, mbahen pas hekurave ata që luftuan për të drejtën tonë për të ekzistuar. Lideret e UÇK-së ata që ngritën zërin kur bota heshti sot gjykohen jo për krime, por për guximin që patën.
Kjo nuk është drejtësi. Është përpjekje për të zhdukur të vërtetën. Nuk po gjykohet vetëm Hashim Thaçi. Po gjykohet çlirimi. Po gjykohet guximi i një populli të vogël që nuk pranoi të zhdukej në heshtje. Po gjykohet vetë ndërgjegjja jonë.
Dhe ne sot heshtim!
Prishtina hesht. Tirana hesht. Partitë që u ndërtuan mbi emrin e luftës heshtin.
Deputetë, ministra, kryeministra që dikur valëvitnin flamurin e UÇK-së sot nuk guxojnë të hapin gojën, as kur bota është në tryezë.
Kjo heshtje nuk është më turp. Është tradhti. Është harresë e organizuar. Është nënshtrim i heshtur para padrejtësisë.
A nuk ishin këta burra që i dhanë NATO-s arsyen për të ndërhyrë?
A nuk ishte gjaku i tyre që i dha ndërhyrjes legjitimitetin moral?
A nuk ishte rezistenca e tyre që e shpëtoi një popull nga zhdukja?
Po ku janë tani institucionet shqiptare, kur ata mbahen në burg të izoluar dhe pse prokuroria e pistë i ka perfunduar provat?
Ku është Prishtina, që sillet si të mos kishte pasur kurrë luftë?
Ku është Tirana, që mban fjalime për Evropë, por s’mund të artikulojë një fjalë për çlirimtarët tanë?
Pse sot nuk ishin 500 mijë shqiptar duke protestuar?
Dhe pyetja qe lind nga shpirti është ?
A e ka ende vëlla Edi Rama, Hashim Thaçin?
Apo e pati vetëm për Facebook dhe fjalime populiste?
Sepse sot, më shumë se kurrë, Shqipëria zyrtare duhej t’u fliste liderëve botërorë me gjuhën e së vërtetës:
Që në këtë qytet që po mban samitin e NATO-s, funksionon një gjykatë që financoni ju por që gjykon ata që mbrojtën jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe tuajin.
Sepse kur NATO ndërhyri, e bëri mbi themelet që i ndërtoi UÇK-ja me gjak!
Nëse kjo nuk thuhet sot atëherë kur?
Nëse kjo heshtje nuk trondit askënd atëherë kush dreq jemi bërë që po heshtim ndaj një gjykatë fashiste….