Sot hidhet shorti për edicionin e ri të futbollit në Shqipëri

18 korrik 2025 | 10:20

Federata e Futbollit do të organizojë sot (e premte) hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Kategoria Superiore 2025-2026”.

Departamenti i Komunikimit i FShF-së bën me dije se shorti për edicionin e 87 të kampionatit “Kategoria Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga ora 11:00.

Kampionati “Kategoria Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është bërë me një parti të re.  Bëhet fjalë…