Sot homazhe në Kuvendin e Kosovës për Bujar Bukoshin

12 qershor 2025 | 08:11

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, në vitet ’90, Bujar Bukoshi, sot më 12 qershor 2025, në hollin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahen homazhe për nder të figurës së tij.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku përfaqësues të institucioneve, personalitete publike dhe qytetarë, do ta kenë mundësinë të nderojnë atë.

Drejtoria për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për zhvillimin e ceremonisë së homazheve për nder të tij.

Kurse Zyra e Kryeministrit ka zbardhur agjendën për ceremoninë mortore të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi:

E enjte, 12 qershor 2025

09.00 – 09.30  Mbledhje Komemorative në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës

10:00 – 13:00 Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

13:30 Nisja nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për në ceremoninë e varrimit

14:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.

Ndryshe, qeveria në detyrë, dje, në një mbledhje elektronike, ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit, Bujar Bukoshi, këshill i cili, nën patronatin e kryeministrit në detyrë, merr përgjegjësinë që ta organizojë ceremoninë mortore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parafjala e katalogut, për ekspozitën Nga lufta në liri : çlirimi…