Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në liqenin e Ujmanit

30 korrik 2025 | 14:07

Sot (e mërkurë) do të mbahet ceremonia e varrimit të mërgimtarit, Rrahim Latifi, trupi i të cilit është gjetur dje në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditësh kërkimi.

Ceremonia mortore për mërgimtarin nga Suedia do të mbahet me fillim nga ora 16:44 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

35 -vjeçari ka humbur jetën pasi kishte kërcyer nga Ura e Ujmanit, ditën e diel.

Pas gati tri ditë kërkimesh, trupi i pajetë i tij është gjetur dje në Ujman në bashkëpunim të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) edhe këtë…