Sot i jepet lamtumira Vesel Avdylajt që vdiq në vendin e punës në Zvicër

20 tetor 2020 | 09:20

Vesel Avdylaj, 32 vjeç, i cili vdiq në vendin e punës në Zvicër, do të varroset sot në Zabërgjë të Klinës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 13:00, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Vesel Avdylaj ka vdekur si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë në Zvicër që merret me prodhimin e vajit për automjete. I ndjeri prej vitesh punonte dhe vepronte në Zvicër, atje ka edhe familjen e ngushtë, gruan dhe djalin tre vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump…