Sot inaugurohet Dardania Residence në Skenderaj – Një festë për qytetin dhe një hap i madh drejt së ardhmes urbane

08 gusht 2025 | 14:37

Në zemër të qytetit të Skenderajt, në Sheshin Adem Jashari, sot nga ora 19:30 inaugurohet zyrtarisht kompleksi modern Dardania Residence, një prej projekteve më ambicioze të ndërtimeve rezidenciale në vend, me investim nga FS INVEST.

Ndërtuar sipas standardeve gjermane dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit, objekti që inaugurohet sonte do të jetë plotësisht funksional për banim në vitin 2026, ndërsa të gjitha njësitë banesore tashmë kanë pronarët e tyre – qytetarë nga Kosova dhe diaspora që kanë zgjedhur Dardania Residence për jetesën e tyre të ardhshme.

Prezantohet Blloku B2 – Vazhdohet me fazën e re të ndërtimit

Në kuadër të ngjarjes së sotme do të prezantohet zyrtarisht edhe projekti i Bllokut B2, pjesë e fazës së dytë të zhvillimit, si vazhdim i natyrshëm i kompleksit që do të përfshijë gjithsej pesë blloqe banimi dhe afarizmi, të ndërlidhura me hapësira publike, gjelbërim dhe funksionalitet të plotë urban.

Një ngjarje e madhe për të gjithë familjen

Inaugurimi i Dardania Residence është shndërruar në një ngjarje festive për qytetin e Skenderajt, me një program të pasur për të gjitha moshat dhe familjet. Në skenën e vendosur në shesh do të ketë:

Të ftuar specialë, figura publike dhe përfaqësues të institucioneve

Fjalë rasti nga të ftuar special

Dokumentar ekskluziv për projektin dhe ndikimin e tij në qytet

Argëtim për fëmijë me face painting, maskota dhe lojëra

Muzikë live me artistë të mirënjohur

Koktej rasti, pije dhe atmosferë festive për të gjithë të pranishmit

Seferi: “Ky nuk është thjesht një objekt, por një kthim në rrënjë”

Në fjalën e tij të paralajmëruar për ngjarjen, investitori Fatmir Seferi ka theksuar se ky projekt është një urë mes diasporës dhe vendlindjes, dhe se çdo gur i këtij ndërtimi është një dëshmi e dashurisë për Kosovën:

“Ky kompleks nuk është thjesht një objekt ndërtimi – është kthimi i vlerave tona në vendlindje. Jemi krenarë që Dardania Residence tashmë ka banorët e saj, dhe me Bllokun B2 po vazhdojmë më tutje për ta përmbyllur këtë vizion të madh për Skenderajn.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit…