
Sot inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë
11 shtator 2025
| 07:58
Në orën 19:00 sot inaugurohet sheshi më i ri në kryeqytet i cili mban emrin e Rexhep Lucit, arkitektit të ndjerë, një prej figurave më të rëndësishme të urbanizmit në Kosovë.
Me këtë rast do të bëhet edhe shpalosja e pllakës përkujtimore kushtuar Rexhep Lucit, në nderim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.
Ceremonia do të mbahet në hapësirat e reja të sheshit dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë, miq dhe qytetarë të kryeqytetit.