Sot intervistohet Bislimi për rastin e Faton Pecit

18 qershor 2025 | 08:17

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 11 vjet që nga vendosja e barrikadës…