
Sot katër ndeshje në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Llapi
24 gusht 2025
| 09:04
Sot zhvillohen katër ndeshje të xhiros së dytë të Superligës.
Ndeshja kryesore është te ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:45.
Lojë tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ballkanit dhe Malishevës, e cila nis nga ora 16:30.
Në të njëjtin orar zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Prishtina e Re – Ferizaji dhe Dukagjini – Gjilani.
Ndërkohë ndeshja mes Dritës dhe Drenicës është shtyer për shkak të obligimeve që ka skuadra gjilanase në garat evropiane.