
Sot KF Shkupi përballet me FC Ballkanin
18 gusht 2022
| 09:05
Skuadra KF Shkupi dhe ajo FC Ballkani do të ballafaqohen sot në kuadër të finales së play-off-it.
Të dy klubet kampione, njëra e Kosovës dhe tjetra e Maqedonisë së Veriut, përballen sot në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës.
Ndeshja pritet të zhvillohet sot në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë norvegjezi Kristjanson.