Sot luhen dy ndeshje interesante në basketbollin vendor

07 janar 2024 | 11:49

Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 16-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Këtë të diele do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Istogun. Therandasit janë në vendin e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 15 humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me pesë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e dytë me 11 fitore e katër humbje.

Sfida pritet të jetë interesante për të përmbyllur këtë xhiro, ndërsa stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant.

Përndryshe, dje Trepça e mposhti Prishtinën me shifrat 88-85 dhe Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:64

Prince Caffe Superliga-Java 16

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Peja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse. Ai ka thënë…