Sot luhen të gjitha takimet e raundit të tretë në Evropa Ligë

24 tetor 2019 | 13:12

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian “Europa League” rikthehet këtë të enjte në raundin e 3-të të fazës në grupe. Sipari i takimeve fillon në orën 18:55 në sfidën midis Romës dhe Borussia Moenchengladbach.

Pas dy ndeshjeve të para në grupin J, Roma kryeson me 4 pikë ndërsa skuadra nga Bundesliga ka grumbulluar vetëm 1 pikë në dy ndeshje. Transfertë delikate paraqitet për Munchester United ndaj Partizanit të Beogradit në grupin L. Anglezët do të tentojnë fitoren duke mbyllur sa më shpejt llogaritë për kualifikimin.

Në orën 18:55 do të luhet edhe sfida midis Portos-Rangers sfidë e vlefshme ër grupin G. Në orën 21:00 sfida më interesante konsiderohet ajo midis Celtic-Lazio, skuadra skoceze kryeson grupin me 4 pikë e ndjekur nga Lazio me 3 pikë, fituesi i sfide pritet të marrë edhe kryesimin në renditje.

Në grupin F, Arsenali do të synojë të mposhtë në Emirates, portugezët e Guimaraes që nuk kanë asnjë pikë, pasi me një sukses do të siguronte praktikisht edhe kualifikimin, edhe pse akoma jo matematikisht. Getafe-Basel është një tjetër takim që meriton vëmendje pasi spanjollët kryesojnë grupin C me pikë të plota ndërkohë që zviceranët pozicionohen të dytët me 4 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të raportit të ekspertizës…