Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK-ja e PDK-ja nuk marrin pjesë

01 shtator 2025 | 07:56

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, të shtunën e ka shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit, ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari serb.

Ai ka thirrur një mbledhje të kryesisë për sot, por nga PDK dhe LDK kanë thënë se s’do të marrin pjesë.

“Sot kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shteti”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha, Abdixhiku ka thënë se është antikushtetuese dhe s’marrin pjesë.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.

Njohës të ndryshëm të zhvillimeve politike e kanë hedhur poshtë veprimin e Bashës duke thënë se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thatësira që zgjati me javë të tëra në Kosovë dhe…