Sot mbahet vrapimi i gjeneratës së Pavarësisë

19 shtator 2025 | 08:23

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me aktivitetin tradicional, vrapimin e gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës.

Të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2008, do të vrapojnë sot në sheshet ose vendet tjera të caktuara nga komunat, të cilat i janë bashkuar projektit këtë vit.

Qëllimi i projektit të nisur në vitin 2012, është që të lindurit në vitin 2008, të jenë pjesë e një rruge të përbashkët që nga fëmijëria e deri në moshë madhore, duke e mbajtur gjallë kujtimin dhe krenarinë për vitin e shtetformimit.

Vrapimi i sotëm, që shënon edicionin e 11-të, mbahet në komunat e Prishtinës, Podujevës, Gjakovës, Istogut, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa Dragashi e organizon javën tjetër.

Aktiviteti nis në ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një…