Sot mësohet projekti fitues për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë

29 maj 2026 | 11:10

Komuna e Prishtinës sot pritet të shpall fituesin e projektit për shtatoren e komandantit legjendar Adem Jasharit në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Përndryshe, Rama ka takuar Bekim Jasharin, anëtarin e familjes Jashari nga Prekazi më 26.04.2024, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Adem Jashari.

Ai kishte njoftuar se me datë 14.03.2024 kanë hapur konkursin për krijimin e Sheshit Monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar…