Sot MKRS-ja jep çmimet letrare

16 shkurt 2024 | 08:42

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot në orën 10.00 do ta organizojë ceremoninë e dhënies së çmimeve vjetore në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku.

Gazeta “Epoka e re” një javë më parë ka marrë vesh se Anton Nikë Berishës i është çmimi për vepër jetësore “Azem Shkreli”, çmimi për prozë i është dhënë Afrim Demirit, çmimi për poezi Halil Matoshit, çmimi për kritikë/eseistikë u është dhënë Kujtim Shalës dhe Nysret Krasniqit, çmimi për përkthim Blertë Ismailit, kurse çmimi për krijimtari për fëmijë sivjet nuk është i dhënë askujt, ani pse ka pasur propozime për këtë çmim.

Gazeta “Epoka e re” ka marrë vesh se një ndër kandidatët për çmimin “Azem Shkreli” ka qenë shkrimtari dhe studiuesi Rexhep Qosja.

Çmimi “Azem Shkreli” ka vlerë 5 000.00 euro, kurse çmimet e tjera, pa u ndarë në dysh, 2 500.00 euro.

Juria, e përzgjedhur nga MKRS-ja për çmimet e sivjetme, e themeluar para rreth njëzet ditësh, ka qenë në këtë përbërje: Bardh Rugova, kryetar; Naime Beqiraj, Alban Beqiri, Azem Deliu, Vlora Ademi, anëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, njëherësh kryediplomatja Donika…