Sot mot i paqëndrueshëm

04 gusht 2025 | 08:19

Sot parashikohet depërtimi i një cikloni të fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta që vijnë nga veriperëndimi i kontinentit. Nën këto kushte, gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe/ose në mëngjes pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar dhe disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në Anamoravë, njofton MeteoKosova.

Gjatë ditës, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, të cilat lokalisht do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Megjithatë, nuk do të mungojnë intervalet me diell, sidomos para dhe pas kalimit të stuhive.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me vlerat minimale nga 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 29°C. Ulje më e ndjeshme pritet sidomos gjatë periudhave me të reshura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani njoftoi të dielën krijimin e një Këshilli të ri…