Sot mot me diell dhe vranësira

04 qershor 2022 | 08:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizoj motin edhe sot.

Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të…