Sot mot me temperatura deri në 15 gradë

19 nëntor 2022 | 08:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë celsius.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur bëhet fjalë për kancerin, mjekët thonë se diagnoza e…