
Sot nderohet heroi Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies
Nën përkujdesin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ceremonitë përkujtimore fillojnë me homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, ku do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.
Në orën 15:00, do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së Afrim Bunjakut, ku pritet të jenë të pranishëm po ashtu Kurti, Sveçla dhe Hoxha, të cilët do të nderojnë sakrificën dhe përkushtimin e heroit për vendin dhe komunitetin.