Sot, në ora 11:00 në Arbanë të Prizrenit bëhen homazhe për dëshmorin Aziz Kelmendi

02 shtator 2019 | 20:03

Në nderim të dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi, nesër (e martë), datë 3 shtator, me fillim nga ora 11:00, do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit në Arbanë të Prizrenit, i vrarë më 3 shtator të vitit 1987 në kazermën e Paraqinit.

Përpos Kelmendit që ishte vrarë në ditën e fundit të shërbimit ushtarak në kazermën e Paraqinit, shumë ushtarë shqiptarë ishin arrestuar dhe dënuar nga gjykatat ushtarake jugosllave të asaj kohe. Ndër të dënuarit në procesin e Paraqinit ishin: Rizah Xhakli, i dënuar me 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimani, i dënuar me 20 vjet burg (‘Xhakli’ gjatë luftës në Kosovë ishte ende në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, ndërsa Alimani e ka përjetuar edhe masakrën e Dubravës më 19-24 maj 1999), Afrim Mehmeti i dënuar me 13 vjet, Pajazit Aliu i dënuar me 13 vjet burg, Shefqet Paqarizi i dënuar me 7 vjet dhe Enver Behluli i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se si kryeministër…