Sot në orën 16:00 nis procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve

22 shkurt 2021 | 15:01

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve.

Për rinumërimin në këto vendvotime është marrë vendim në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e sotëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë,…