Sot në Rahovec përurohen dy libra të Xhevdet Bajrajt

18 gusht 2019 | 13:15

Sot, me fillim në orën 18.00, në Rahovec, në oborrin e Muzeut të Rahovecit, përbri Postës së Kosovës, bëhet përurimi i dy librave të Xhevdet Bajrajt botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”.

Për librat e tij do të flasë botuesi Berat Dakaj dhe vetë autori i tyre, kurse në skenë do të recitohen dhe inskenohen nga aktorët disa prej poezive të tij nga libri “Kur qajnë hardhitë” dhe nga libri tjetër “Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, të dy botuar këtë vit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në listat zgjedhore të partive politike në zgjedhjet parlamentare që…