
Sot nënshkruhet marrëveshja KIESA–LuxDev për energji të pastër
Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Zhvillim të Luksemburgut (LuxDev), në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – KSV/024.
Kjo marrëveshje është pjesë e projektit për Tranzicionin e Energjisë dhe Zbutjen e Ndryshimeve Klimatike në Kosovë, me synim përkrahjen e iniciativave për energji të qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me fillim nga ora 14:00.