Sot nis ceremonia e rivarrimit të Ilir Konushevcit

26 nëntor 2018 | 09:03

Sot në Tropojë të Shqipërisë, nis rivarrimi i eshtrave të heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj, të cilët do të kthehen në vendlindje.

Eshtrat e gjeneral majorit Iliri Konushevcit dhe Hazir Malajt, do të sjellën sonte në Morgun e Prishtinës, ndërsa, nesër nga ora 12:00, do të bëhen homazhe në hollin e Kuvendit.

Po ashtu, nga ora 13:00, është paraparë të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Kurse, nga ora 14:00, do të bëhet nisja e kortezhit drejt varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do të mbahet ceremonia e rivarrimit.

Rivarrimi bëhet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta vizitoi të dielën shkollën fillore në gjuhën…