Sot nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani nikoqire

02 qershor 2025 | 08:22

Sot do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi do te zgjasë dy ditë.

Në këtë forum është lajmëruar të jenë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”!” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet e fundit në disa shtete evropiane, Rusia ka…