Sot nis gara ndërkombëtare e çiklizmit ‘Tour of Kosova 2025’

04 shtator 2025 | 11:56

Federata e Çiklizmit e Kosovës, prej sot e deri më 6 shtator 2025, do të organizojë garën ndërkombëtare “Tour of Kosova 2025”.

“Tour of Kosova” është një garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).

Gara do të nisë sot (12:00) prej sheshit “Ibrahim Rugova” në Prishtinë dhe do të vazhdojë nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.

Pjesëmarrës pritet të jenë qindra garues nga shtete të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar të enjten tërheqjen…