
Sot nis Kampionati Evropian U16 në volejboll
02 korrik 2025
| 11:30
Prej sot e deri më 13 korrik, Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza.
Është kjo ngjarja më e madhe ndërkombëtare e volejbollit e zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës, ku kombëtaret më të forta të kontinentit në këtë grupmoshë aterrojnë në Kosovë.
Ndeshjet e grupit B, ku ndodhet edhe Kosova, zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Vajzat tona kanë nevojë për përkrahjen, ndërsa përballjen e parë e luajnë sot me Malin e Zi, në takimin që nis në ora 20:00.
Hyrja për tifozë është falas.