Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

11 qershor 2026 | 08:12

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot do të nisë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Sipas Elezit, numërimi do të fillojë në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe përfshin votat e diasporës të realizuara më 6 qershor.

“Ju njoftoj se sot ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i mbajtur më 6 qershor”, ka deklaruar Elezi

Ai ka bërë me dije se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ku nga 27,724 votues të regjistruar kanë marrë pjesë rreth 81 për qind, përkatësisht 22,414 votues.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora pritet të vazhdojë sipas procedurave të KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pasi SHBA-të nisën…