
Sot për gjysmë ore mbyllet për qarkullim rruga Dollc – Gjakovë
15 prill 2025
| 08:18
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë.
Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.
“Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē Rrugēs Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi Nr.1 i masave tē forta shkēmbore pēr zgjerimin e rrugēs. Punimet do tē zhvillohen nē pjesēn e rrugēs kah fshati Volljakē. Me kētē rast do tē bēhet ndērprerja e qarkullimit të trafikut. Ndērprerja e trafikut do tē bēhet nē intervalin kohore: nga ora 15:00 deri në ora 15.30”,
Ministria ka bërë thirrje që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative.