
Sot përballen Peja – Drita
Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa derbi zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Dritës. Pejanët janë favoritë, pasi kanë 17 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 26 humbje, në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Ndeshja e dytë zhvillohet mes rivalëve lokalë, Prizrenit 16 dhe Bashkimit. Basketbollistët e Prizrenit 16 kanë 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa “portokallezinjtë” kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkojnë të hyjnë në zonën e “play-off”-it, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.
Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje. Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Therandasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.
SUPERLIGA – Java 27
Të premten takohen:
17:00 Peja – Drita
Të shtunën takohen:
20:30 Bashkimi – Prizreni 16
Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Trepça
20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli