
Sot përballen Prishtina – Ferizaj dhe Tereza – Istogu
Hendbollistet vazhdojnë garën, në program xhiroja e 17-të
Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, në mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të, përkatësisht të parafundit të stinorit të rregullt.
Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina-Ferizaj (15:00) dhe Tereza-Istogu (20:00). Skuadrat mysafire llogariten favorite të mëdha. Ferizaj është i dyti me 22 pikë, ndërsa Istogu udhëheq me 28 pikë. Tereza renditet e teta me shtatë pikë, derisa Prishtina e ka vetëm një pikë në vendin e nëntë.
Të enjten priten ndeshje shumë më interesante. Nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Vushtrria, ndërsa prej orës 19:00 është ndeshja Samadrexha-Shqiponja.
Samadrexha është e treta me 20 pikë, ndërsa Shqiponja renditet e katërta me 16 pikë. Pason Kastrioti në vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa 12 pikë i ka Vushtrria në vendin e gjashtë.