Sot përballen Ylli – Teuta dhe Peja – Prizreni 16

20 prill 2022 | 11:41

Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha për Final 4 të Ligës Unike, që do ta përcaktojë kampionin e kësaj gare, apo trofeun më të çmuar.

Final 4 do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill në “Karagaçi” të Pejës, ku do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.

Kampion është Ylli që, gjithashtu, ka fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare, dy trofetë e vetëm të kësaj gare, që janë mbajtur deri më tani. Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59.

Durrsakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, më pas në çerekfinale të “play-off”-it mundën Tiranën. Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore. Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në të gjitha ndeshjet fituan pejanët.

“Verdhezinjtë” përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “play-off”-it kishin mundur Rahovecin. Ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

Orari

Të mërkurën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta
20:30 Peja – Prizreni 16

Të enjten takohen:
17:00 Ndeshja për vendin e tretë
20:30 Finalja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare e kanë bojkotuar edhe Komisionin për Integrim Evropian,…