Sot përballje të forta në BKT Superligë, ja kush me kë luan

19 shtator 2021 | 09:26

Xhiroja e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Kjo javë nisi me dy takime, të cilat u fituan nga vendasit. Ballkani mposhti Llapin 2-0, derisa Malisheva triumfoi 1-0 ndaj Feronikelit.

Dy skuadrat pretendente për titull, Drita e Prishtina do të kenë udhëtim të vështira ditën e sotme.

Gjilanasit do të përballen në udhëtim me Drenicën, skuadër që ka grumbulluar 10 pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër Drita ka tetë pikë dhe kërkon tri pikët e radhës për t’iu bashkuar Ballkanit në krye të tabelës.

Edhe vendasit e Drenicës kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Dritës, pasi kuqezinjtë nuk i kanë mposhtur gjilanasit që nga viti 2016.

Duel shumë i vështirë e pret edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Prishtinën që udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin me fillim nga ora 15:00.

Dy ekipet kanë nga dy pikë pas katër xhirove dhe janë në kërkim të fitores së parë.

Punë më të lehtë e pret Gjilanin që sot pret Ulpianën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Bardhekuqtë kanë barazuar në dy sfidat e fundit dhe kërkojnë të fitojnë tri pikët.

Në anën tjetër Ulpiana pas tri humbjeve të njëpasnjëshme kërkon të befasoj vendasit dhe të kthehet me pikë në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes shumë sfidash, në luftë me pandeminë COVID-19 dhe variantet…