Sot përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

25 qershor 2025 | 09:35

Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 37’ën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. VV ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.

Pas disa dështimesh për zgjedhjen e saj, tash e disa javë po mundohet ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e saj, në të fshehtë. Partitë tjera janë kundër.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Sa herë që ky Komision hidhet në votim, dështon kalimi në mungesë kuorumi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me darkën në pallatin Huis Den Bosch dhe çiftin mbretëror holandez si…