
Sot, përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit nga ora 11:00
09 korrik 2025
| 07:53
Sot, nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive.
Kjo është hera e 44’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.