
Sot pritet të caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit
01 prill 2025
| 13:04
Sot (e martë) pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.
Kështu ka bërë me dije Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, në një përgjigje për “Express”.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, ka thënë Kupina.
Të enjten e 27 marsit është certifikuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe ka filluar rrjedha e afatit 30-ditorë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.