Sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit
27 prill 2026
| 13:36
Sot (e hënë) do të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.
Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
LV-ja të shtunën ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.
PDK-ja ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK-ja ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LV-ja ia garanton 66 vota.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK-ja dhe LDK-ja.



