Sot pritet të shpallet aktgjykimi i Apelit ndaj Pjetër Shalës

14 korrik 2025 | 08:09

Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim, ndërsa Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejtë.

Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në…