Sot pritet të takohen Kurti – Abdixhiku, në fokus zgjedhja e presidentit

06 prill 2026 | 08:14

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen të hënën. Siç është raportuar takimi do të bëhet sot në ndërtesën e Kuvendit nga ora 11:00.

Sipas partisë në pushtet, zgjedhjet duhet shmangur, me aq sa deklarojnë publikisht, prandaj kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përveç Abdixhikut pritet ta takojë edhe Bedri Hamzën.

Teksa kriza institucionale po vazhdon, Albulena Haxhiu ka marrë ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani, e cila po vazhdon takimet në terren me qytetarë.

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 23 ditë afat për të zgjedhur Presidentin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se lufta në Iran…