Sot pritet të vijnë në Shqipëri dozat e vaksinës ‘Pfizer’
01 shkurt 2021
| 11:47
Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë “Pfizer” nga qeveria pritet të vijnë sot në Shqipëri.
Njoftimin e ka bërë dy ditë me parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Korçë.
Sipas Ramës, Shqipëria do të marrë një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura “me shpresën që në një të ardhme të afërt edhe ngërçi me furnizimin do të zgjidhet për sa kohë që ky mbetet një shqetësim ndërkombëtar”
“Jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të ketë mungesa”, ka thënë Rama, duke shtuar se është pranë finalizimit edhe të një marrëveshjeje me “Astra Zeneca”./TCh/



