
Sot radha e Ligës së Evropës, luhen dy gjysmëfinalet e para
01 maj 2025
| 12:00
Rikthehen sonte në mbrëmje emocionet e Ligës së Evropës.
Në orën 21:00 do të zhvillohen 2 gjysmëfinale të cilat pritet të jenë shumë të zjarrta.
Padyshim dueli më i luftuar pritet ai mes Atletik Bilbao dhe Manchester United.
Të dyja skuadrat e kanë merituar arritjen në këtë fazë dhe duan të kapin finalen.
Ndeshja tjetër është mes Totenhem dhe Bodo/Glimt, ku anglezët shihen si favoritë ndaj skuadrës surprizë norvegjeze.